Eksportet italiane ranë në muajin shkurt

- Bota Sot

Eksportet italiane ranë në muajin shkurt

Eksportet italiane u ngadalësuan ndjeshëm në shkurt, me ulje të dërgesave në vendet jashtë Bashkimit Evropian, njoftoi sot zyra italiane e statistikave.

Eksportet në muajin shkurt u rritën 0.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi ISTAT. Në janar është rritur 2.6 për qind.

Importet u rritën me 4.1 për qind në shkurt. Dërgesat në vendet jashtë Bashkimit Evropian u ulën 1.6 për qind. Në janar, ato ishin rritur 3.3 për qind. Eksportet drejt vendeve të tjera, megjithatë, u rritën 3 për qind në shkurt, pas një rritjeje prej 1.9 për qind në fillim të vitit.

Eksportet u mbështetën nga rritja e dërgesave të produkteve farmaceutike, kimike dhe botanike, si dhe mjeteve të transportit, me përjashtim të automjeteve.

Bilanci tregtar për muajin shkurt tregoi një suficit prej 4.47 miliardë euro, me një deficit në tregtinë me vendet e tjera të BE-së prej 361 milionë eurove dhe një suficit në tregtinë me pjesën tjetër të botës prej 4.827 miliardë euro.

Në janar, bilanci i përgjithshëm tregtar tregoi një deficit prej 288 milionë eurosh.

Në bazë mujore, eksportet u rritën 3.5 për qind në muajin shkurt, pothuajse gjashtë herë më shumë se në fillim të vitit. Importet u rritën 1.7 për qind, rreth gjysma e muajit janar.



Read it all at Bota Sot