“Përpiqem të jem realist.
Kundër Monaco pashë një pjesë të parë të mirë, dominuam në mesfushë dhe patëm shanse.
Të shtunën kemi potencialin për të fituar dhe për t’u kthyer në vendin e dytë, ose për të rritur diferencën me ndjekësit tanë.
“Ne kemi potencialin për të marrë pesë fitore. Duhet ta fitojmë ndeshjen në fushë dhe jo me fjalë.
Nesër gjithçka do të varet nga ajo që duam të bëjmë, rezultati nuk është i shkruar”.
Kështu foli Roberto De Zerbi, trajneri i Marseille në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Montpellier-it dhe pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj vendit të dytë në Ligue 1.
Sa i përket ditëve plot ngjarje që kanë ndodhur javët e fundit për shkak të krizës së vogël të rezultateve në kulmin e sezonit, De Zerbi u nxeh shumë dhe akuzoi mediat se kishin krijuar një imazh të gabuar për të:
“Më kanë përshkruar si kriminel, por nuk është kështu. Nga 6 korriku e deri më sot kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë klub. Gjithmonë kam qenë profesionist. Ndonjëherë kam bërë gabime dhe do të bëj më shumë në karrierën time.
“Por më shqetëson kur dalin gjëra të rreme në gazeta. Unë bëj gjithçka me mirëbesim, dua vetëm ta ndihmoj klubin të kualifikohet në Champions League, për t’u siguruar që skuadra mund të luajë të martën ose të mërkurën në mbrëmje. Unë jap gjithçka”.