Mbrojtësi shqiptar i Espanyolit, Marash Kumbulla ka rigjetur rrugën e golit në La Ligë.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka shënuar golin e fitores në duelin Espanyol-Getafe (1:0), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit spanjoll.
Kumbulla, i cili po luan tek Espanyoli në formë huazimi nga Roma, po bën një sezon të madh.
Kumbulla golin e fitores për Espanyol-in e shënoi në minutën e 39-të që ishte edhe goli i vetëm në këtë sfidë.
Pas kësaj fitore, Espanyoli renditet në vendin e 12-të me 38 pikë, një me pak se Getafe.