Prizren: 13-vjeçarja raportohet si e zhdukur nga nëna – gjendet pas disa orësh, ishte në shesh

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: 13-vjeçarja raportohet si e zhdukur nga nëna – gjendet pas disa orësh, ishte në shesh

Një ngjarje e raportuar si person i zhdukur ka alarmuar autoritetet në Prizren, pasi një vajzë 13-vjeçare ishte larguar nga shtëpia pa asnjë paralajmërim. Por fatmirësisht, gjithçka ka përfunduar mirë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është paraqitur të mëkurën, rreth orës 00:30, në Stacionin Policor në Prizren, ku V.B (rreth 40-vjeçare) ka raportuar se vajza e saj, L.G (rreth 14-vjeçare), ishte larguar nga shtëpia më 15 prill, rreth orës 20:30, dhe nuk ishte kthyer më.

Menjëherë pas raportimit, janë aktivizuar njësitë e hetimeve lokale dhe rajonale, si dhe patrullat në terren, ndërkohë që është njoftuar Prokurori kujdestar, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e së miturës.

Pas disa orësh ankth, më 18 prill, rreth orës 15:00, nëna është paraqitur sërish në polici, kësaj here bashkë me vajzën, duke informuar se ajo ishte kthyer në shtëpi po atë natë, vetëm pak orë pas largimit, dhe gjithçka ishte në rregull.

Sipas deklaratës së nënës, vajza kishte qenë duke shëtitur në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit.

Hetimet janë ndërmarrë nga sektori rajonal, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që vajza të kthehet në kujdesin e familjes.



Read it all at Gazeta e Prizrenit