Dinamo me kurbinasit për vendin e dytë

- Bota Sot

Dinamo me kurbinasit për vendin e dytë

Me ambientin blu që ditën e djeshme kishte një arsye për të festuar, ishte sepse Baton Zabërgja festonte ditëlindjen.

Sulmuesi që është një pikë e rëndësishme e Dinamos në këtë sezon mbushi 24 vjeç, një ditë përpara se ai të zbresë në fushë në duelin ndaj Laçit që është planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:30. Me “Final 4” që e kanë siguruar matematikisht, edhe sikur dy ndeshjet e fundit të jenë disfata, Dinamo ka një motiv tjetër në këtë transfertë delikate.

Nëse Laçi luan shanset e fundit për mbijetesë, “nëndetësja” është në luftë për vendin e dytë, teksa rivali direkt është Vllaznia. Të dyja ekipet janë në kuotën e 55 pikëve, ndërsa Vllaznia udhëton në Elbasan, vendi i dytë do t’i jepte një garanci më shumë trajnerit Ilir Daja për të kaluar në finalen e fazes, ku ndahet titulli kampion.

Rikujtojmë se dy ekipet e para, në përballjet që do të bëjnë në “Final 4”, nëse ndeshja përfundon barazim, do të jenë ato që do të kalojnë në finale.

Në ditët e fundit, mesa duket, një pjesë e mirë e lojtarëve të Dinamos janë rikuperuar dhe Daja do të ketë mundësi zgjedhjeje.



Read it all at Bota Sot