Djaloshi kuqezi gjen rrjetën

- Bota Sot

Djaloshi kuqezi gjen rrjetën

Adrion Pajaziti është bërë protagonist ditën e sotme në javën e 30-të të kampionatit kroat.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjeti rrjetën me skuadrën e Goricës në transfertë.

Këta të fundit po përballen me Osijekun, sfidë që ka startuar në orën 16:00. I gjendur brenda zonës në një aksion të ekipit të tij, Pajaziti arriti të tundë rrjetën në minutën 31-të.

Ky ishte goli i parë i 22-vjeçarit kuqezi këtë sezon me fanellën e Goricës, ku ka regjistruar 18 paraqitje. Pajaziti bëri debutimin e madh me Kombëtaren shqiptare në mars ndaj Anglisë në “Wembley”.



Read it all at Bota Sot