Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Vardarin e Shkupit në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Voska u përpoq deri në fund por nuk mori pikë të plota në luftë për të siguruar ekzistencën.
Osei ka shënuar në minutën e 17-të për Voskën dhe Duranski në atë të 71-tën për Vardarin.
Vardari renditet në vend të shtatë me 30 pikë e Voska në fund me 23 sosh pas javës së 28-tzë.