Garnacho po largohet nga Man Utd?

- Bota Sot

Garnacho po largohet nga Man Utd?

Atletico Madridi po bën plane urgjente për disa ndryshiem të mëdha në verë para fillimit të sezonit 2025/2026 në La Liga.

‘Los Rojiblancos’ kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të siguruar trofe të mëdhenj, pasi u eliminuan në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi dhe në Kupën e Mbretit nga Barcelona. Këto dy klube gjithashtu duket se do të garojnë me njëra-tjetrën deri në fund edhe për titullin e La Ligas, duke lënë kështu mbrapa atë të Diego Simeones. 

Sipas një raportimi nga Teamtalk, Simeone është i gatshëm të ringjallë interesimin e tij afatgjatë për Alejandro Garnacho. 

Garnacho ka duruar një periudhë të vështirë që prej ardhjes së Ruben Amorim dhe vendi i tij në planet e trajnerit portugez është ende i paqartë. 

‘Djajtë e Kuq’ duan të largojnë disa lojtarë gjatë muajve në vazhdim dhe si pjesë e uljes së kostove, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho tashmë është e sigurt se do të shiten. 

Sidoqoftë, hierarkia e Unitedit po shpreson të sjellë shumën më të madhe të parave për Garnachon, me Simeonen që tashmë e di se duhet të paguajnë 70 milionë euro për 20-vjeçarin. 

Garnacho thuhet se është i hapur ndaj kalimit tek Atletico, atje ku do t’i bashkohet kontigjentit argjentinas në rritje, por Simeone nuk do të paguajë një çmim kaq të lartë për të.



Read it all at Bota Sot