Gjermani lëndohet rëndë teksa po ikte nga gruaja e tij

- Bota Sot

Gjermani lëndohet rëndë teksa po ikte nga gruaja e tij

Një burrë 66-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda teksa po shpëtonte nga gruaja e tij.

Ai po përpiqej të zbriste nga kati i katërt i një hoteli duke përdorur çarçafë të lidhur, tha sot policia në qytetin jugor të Gjermanisë, Ravensburg.

Burri ishte në një dhomë me dashnoren e tij dje kur gruaja filloi ti trokasë në derë.

Në panik ka lidhur dy çarçafë në përpjekje për të shpëtuar pa u vënë re, shkruajnë mediat gjermane.

Mirëpo, ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi prej dhjetë metrash në një tendë dhe më pas është transportuar në spital me autoambulancë.

Policia e cilësoi gjendjen e burrit si të rëndë, por tha se nuk ishte në rrezik për jetën.

"Sado tragjike që është historia, e gjithë kjo ndodhi saktësisht në të njëjtën mënyrë," tha një zëdhënës i policisë në Ravensburg. 



Read it all at Bota Sot