Las Palmas ndali tre pikë të mëdha në përballje me Atletico Madridin.
Skuadra e Las Palmasit po lufton me mish e më shpirt për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit spanjoll.
Ballafaqimi mes Las Palmas dhe Atleticos ka përfunduar me fitoren e vendasve (1:0).
Futbollisti Javier Munoz në minutën e 90+3 ka shënuar golin e fitores së Las Palmasit.
Las Palmas renditet në vend të 17-të me 32 pikë e Atletico në të tretin me 63 sosh.