Pep Guardiola ka gjetur pasuesin e portierit Ederson.
Ky i fundit është në perëndim të karrierës, sidomos sepse ka shumë probleme me dëmtimet.
Ederson ka qenë zgjedhja e parë e portës te Manchester City që nga viti 2017, por tani ka ardhur momenti që dikush tjetër të marrë stafetën.
The Mirror raporton se drejtuesit e klubit anglez po planifikojnë të transferojnë portierin e Portos, Diogo Costa, i cili ka një klauzolë largimi prej 63 milionë eurosh.
Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2027, kështu që City shpreson ta blejë për 50 mln euro.