Egnatia vit pas viti po arrin të konfirmohet një “kockë” e fortë

- Bota Sot

Egnatia vit pas viti po arrin të konfirmohet një “kockë” e fortë

Egnatia vit pas viti po arrin të konfirmohet një “kockë” e fortë në Superiore dhe një nga ekipet pretendente për të fituar çdo trofe të mundshëm. Rrogozhinasit janë kampionët në fuqi dhe do të synojnë deri në fund të mbrojtë këtë titull.

Pas barazimit me Skënderbeun ditën e djeshme, rrogozhinasit mbeten në vendin e parë në klasifikim me 59 pikë, 3 më shumë se Vllaznia e vendit të 2-të. Ekipit të Edlir Tetovë në javën e fundit do t’i mjaftonin vetëm 1 pikë për të përfunduar sezonin të parët.

1 pikë e cila do të vlente plot 100 milionë lekë të vjetër.

Shumë kjo që i jepet ekipit që përfundon i pari në klasifikim nga ana e FSHF-së. Tashmë kjo është më shumë se motivim për rrogozhinasit për të marrë pikën e rëndësishme në javën e fundit.

Kujtojmë se Teuta do të jetë kundërshtari i fundit i Egnatias në sezonin e rregullt në Superiore. Ndaj durrsakëtve do të luajnë në transfertë në orën 15:30 më 27 prill.  



Read it all at Bota Sot