Formacionet e mundshme të Milan-Atalanta

- Bota Sot

Formacionet e mundshme të Milan-Atalanta

Sot në 20:45 kundër Atalantës. Serxho Konseisao do të hedhë në fushë skuadrën e tij më të mirë e ndërkohë shpreson të rikuperojë gjithashtu dy lojtarë të rëndësishëm si Majk Menja dhe Santiago Gimenez, të cilët janë aktualisht në dyshim.Portieri kaloi një traumë në kafkë pas një përplasjeje të vështirë me shokun e skuadrës, Aleks Himenez, dhe pas disa ditësh pushimi të plotë, të enjten u kthye në stërvitje individualisht.

I njëjti program edhe dje, ndërsa rikthimi në grup do të bëhet sot (protokolli mjekësor për dëmtimet në kokë e pengon një lojtar të luajë ndeshje zyrtare dhe të stërvitet me shokët e tij për shtatë ditë).

Pra, vendimi për aktivizimin e tij do të merret sot dhe prania në fushë do të varet nga ndjesitë e kapitenit.

Përveç tij, dilema ka edhe rreth Santiago Gimenez,. Meksikani, që dje festoi përvjetorin e tij të 24-t, shpreson të jetë të dielën në mbrëmje në stol, aty ku nuk do mund të jenë Loftus-Çik dhe Emreson Rojal (ende në infermieri).



Read it all at Bota Sot