Shqipëria sfidon sot Andorrën në “Shtëpinë e Futbollit”

- Bota Sot

Shqipëria sfidon sot Andorrën në “Shtëpinë e Futbollit”

Turneu UEFA Development U-16 për vajza uli me sukses siparin ditën e pardjeshme me sfidat e fundit të luajtura në “Shtëpinë e Futbollit.

Ky turne i organizuar me sukses nga Federata e Futbollit, i lë radhën një tjetër aktiviteti, këtë herë për djemtë U-16 të drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco.

Shqipëria, Andorra, Kosova e San Marino do të zhvillojnë një turne zhvillimor për këtë grupmoshë, ku fokusi është evidentimi i sa më shumë talenteve të reja.

Shqipëria e trajnerit Tedesco është përgatitur dhe stërvitur për katër ditë me radhë në Durrës dhe sot në ora 15:00 do të luajë ndeshjen e parë të turneut kundër Andorrës në “Shtëpinë e Futbollit”. Skuadra gëzon formë të mirë fizike dhe është gati për takimin e sotëm.

Sakaq, po në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet në ora 11:00 ndeshja tjetër mes San Marinos dhe Kosovës. 



Read it all at Bota Sot