Me gjasë do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid

- Bota Sot

Me gjasë do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid

Carlo Ancelotti me gjasë do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi.

Eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Arsenali, ka bërë drejtuesit që të mendojnë rreth mundësisë së largimit të italianit nga stoli i “Los Blancos”.

Me stolin e Realit po lidhet gjithnjë e më shumë emri i Xabi Alonsos, i cili ka impresionuar me Bayer Leverkusenin.

Italiani mund të marrë rolin e selektorit të Brazilit, me drejtuesit e Federatës Braziliane që po insistojnë ta kenë atë para Botërorit të Klubeve që pritet të zhvillohet këtë verë në SHBA.

Nuk është çudi interesimi për Ancelottin të marrë drejtimin e “Seleçaos”, pasi që kishte pasur kontakte në dy vitet e fundit, por pa sukses.

Brazili aktualisht është pa trajner që nga shkarkimi i Dorival Junior, në muajin mars.



Read it all at Bota Sot