Superiorja i lë “stafetën” Kupës

- Bota Sot

Superiorja i lë “stafetën” Kupës

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 35-të të saj.

Tashmë kampionati është vetëm 1 javë nga fundit i tij, por përpara kësaj, 4 prej ekipeve do të duhet të sfidohen mes tyre në Kupën e Shqipërisë.

Kështu Egnatia, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia do të zbresin në mesjavë në fushën e lojës. Saktësisht ditën e mërkurë do të bëjnë mes tyre llogaritë e gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë.

2 duele mjaft interesante do të luhen në orën 19:00, ku vëmendja e gjitha do të jetë në “Elbasan Arena” dhe në “Arenën e Demave”.

Në Elbasan do të bëjnë llogaritë për në finale Dinamo dhe Vllaznia, me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar në barazim pa gola. Ndërkohë në Tiranë do të përplasin “brirët” Partizani dhe Egnatia. ndeshja e parë gjysmëfinale mes tyre është fituar 1-0 nga kryeqytetasit, me rrogozhinasit që do të tentojnë edhe përmbysjen e madhe për të shkuar për herë të 3-të rresht në finale.



Read it all at Bota Sot