Skuadra shqiptare Otrant-Olimpik nga Ulqini nuk pati fat në duelin me Jezeron.
Otrant-Olimpik ishte afër që të kthehet me fitore nga ky udhëtim i vështirë por fati sportiv ia ktheu shpinën në çastet e fundit.
Ballafaqimi mes Jezeros dhe Otrant-Olimpik ka përfunduar baras (2:2)
Otrant-Olimpik ka avancuar me 0:2 por kur nuk e do nuk e do.
Dy skuadra që luftojnë për ekzistencë.
Për skuadrën shqiptare shënuan Mateo Panadiç (7’), Halil Muharemoviq (46’) dhe për Jezeron Mihailo Peroviç (74’), Milivoje Raiçeviç (88’).
Jezero është në pozitën e parafundit me 30 pikë (një ndeshje më pak) dhe Otrant Olimpik i fundit (dhjeti) me 27 sosh pas javës së 30 në Kampionatin e Malit të Zi.