Prishtina ka presionin ndaj Ferizajt në ndeshjen e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nën dritat e reflektorëve.
Prishtina mbetet pa një lojtar nga minuta e 25-të, pasi që Philippe Boueye u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit të Ferizajt.
Rezultati i pjesës së parë është 0:0.