Vdes legjenda argjentinase e futbollit

- Bota Sot

Vdes legjenda argjentinase e futbollit

Hugo Gatti, legjenda e futbollit argjentinas, ka vdekur dje në moshën 80 vjeçare në Buenos Aires pasi ishte shtruar në spital Pirovano për gati dy muaj.

Hugo Orlando Gatti kishte përfunduar në spital për shkak të një aksidenti trafiku dhe pati intervenim kirurgjik.

Gjatë periudhës së rikuperimit, ai vuante nga probleme të rënda respiratore të shkaktuara nga një infeksion, i cili e komplikoi shëndetin e tij derisa çoi në vdekje.

I quajtur nga të gjithë si “El Loco” (I çmenduri) për mënyrën se si e interpretonte rolin e portierit brenda dhe jashtë fushës, ai ishte bërë legjendë në fanellën e Boca Juniors, të cilën e kishte veshur plot 441 herë.

Ai konsiderohet gjithashtu si një pararendës i mënyrës së interpretimit të rolit të portierit të sotëm pasi shquhej për vrapimet e tij të pamatura jashtë zonës, ku i tallte sulmuesit kundërshtarë duke dribluar pranë tyre.

Konfirmimi për vdekjen e tij arriti nga spitali ku ishte shtruar dhe mediat argjentinase e përhapën në shpejtësi lajmin.

Portieri legjendar kishte debutuar në Primera Division me Atlantan në vitin 1962, ndërsa në vitin 1964 kishte kaluar tek River Plate.

Më pas ka luajtur me Gimnasia në vitin 1969, kurse në vitin 1975 ishte transferuar në Union, për të përfunduar më pas në Boca Juniors. 



Read it all at Bota Sot