Fitorja e Realit në frymën e fundit, Kurtua: Na shpëtoi Fede, ka një gjuajtje si askush

- Bota Sot

Fitorja e Realit në frymën e fundit, Kurtua: Na shpëtoi Fede, ka një gjuajtje si askush

Portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, ka folur për televizionin e klubit në fund të fitores së vuajtur ndaj Bilbaos, duke vlerësuar me notat më të larta mesfushorin Federiko Valverde, autori i golit.

“Kur po bënim stërvitje të shtunën, Fede po provonte disa gjuajtje. Më erdhi një drejt meje mjaft e çuditshme. Ka një goditje të veçantë nga shumë lojtarë, e thatë, e shpejtë e fortë. I bën shpesh këto në stërvitje, ndaj ne gjithnjë i kërkojmë ta bëjë edhe në ndeshje. Për fat të mirë, edhe kjo kundër Atletik Bilbaos përfundoi në rrjetë”, tha Kurtua.

Belgu ka pranuar gjithashtu se nuk ishte një sukses i lehtë.

“Aspak… Bilbao ka menduar vetëm të mbrohet, duke na e vështirësuar jo pak. Në pjesën e dytë kemi krijuar shumë raste, por për fat ishte goli i Valverdes që na shpëtoi. Nuk do të heqim dorë nga La Liga”, deklaroi belgu.



Read it all at Bota Sot