Kur mblidhet Konklava për zgjedhjen e Papës së ri? Ja çfarë thotë rregulli i Vatikanit

- Bota Sot

Kur mblidhet Konklava për zgjedhjen e Papës së ri? Ja çfarë thotë rregulli i Vatikanit

Sonte do të vulosen apartamentet e Papës: jo vetëm ajo në katin e dytë të Casa Santa Marta, por edhe ajo në katin e tretë të Pallatit Apostolik, edhe pse Papa Françesku praktikisht nuk e ka përdorur kurrë, përveç Engjëllit të së Dielës.

Sipas Ordo Exsequiarum Romani Pontificis, teksti liturgjik që përcakton rregullat dhe procedurat për atë që ndodh pas vdekjes së një Pape, funerali i Papës bëhet midis ditës së katërt dhe të gjashtë pas vdekjes së Papës, pra midis të premtes dhe të dielës.

Po kur zgjidhet Papa i ri? Konklava (organi zgjedhor), sipas normave të Universi Dominici Gregis, do të mbahet midis ditës së pesëmbëdhjetë dhe të njëzetë pas vdekjes së Papës, dhe në këtë rast, midis 5 dhe 10 majit.

Megjithatë, nëse të gjithë zgjedhësit kardinalë janë në Romë, mund të afrohet edhe fillimi i Konklavës. “Tymin e bardhë”, gjithsesi, asnjë nuk mund ta parashikojë.



Read it all at Bota Sot