Moment i vështirë për Interin, humb dy titullarë të paprekshëm për sfidën me Romën

- Bota Sot

Moment i vështirë për Interin, humb dy titullarë të paprekshëm për sfidën me Romën

Henrik Mkitarian dhe Alesandro Bastoni u ndëshkuan me kartonë të verdhë në transfertën kundër Bolonjës dhe do të mungojnë në duelin e radhës kundër Romës.

Dy mungesa shumë të rëndësishme, për dy futbollistë të linjës së majtë, që kanë formuar një trekëndësh interesant dhe gjithmonë i ndërtojnë aksionet pikërisht në atë krah. Nisur edhe nga dëmtimet dhe fakti që ekipi është i lodhur do të duhet që trajneri Inzagi t’i menaxhojë mirë forcat.

Megjithatë, një lajm mund të jetë që të dy ndoshta do të luajnë ndeshje të plotë kundër Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Trajneri shpreson që të rikthehen Dumfris dhe Zielinski.



Read it all at Bota Sot