Te Real Madrid ndjejnë ende mungesën e një lideri si Toni Kroos, ndaj kanë hedhur sytë nga mesfushori spanjoll Rodri, që luan me Man. Sitin, për të forcuar mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm.
Pasi u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe rrezikojnë të humbasin edhe titullin në La Liga, skuadra “Los Blankos” kërkon të rikthehet në majë. Sipas “Sport Bild”, klubi madrilen e ka identifikuar mesfushorin spanjoll si profilin ideal për të mbushur boshllëkun e lënë nga Toni Kros.
Rodri, i dëmtuar për pjesën më të madhe të këtij sezoni, ka lënë një boshllëk të madh edhe te Man. Siti i Guardiola, i cili ka ndjerë efektet e këtij dëmtimi si në Premier League ashtu edhe në Evropë.
Mbetet për t’u parë nëse mesfushori spanjoll do të jetë i gatshëm të ndërmarrë këtë hap, i cili mund të ndezë polemika të reja. Ndoshta një ofertë e majme nga Madridi mund të bindë të gjitha palët këtë verë.