Deco për Szczesnyn: Do të qëndrojë te Barcelona

- Bota Sot

Deco për Szczesnyn: Do të qëndrojë te Barcelona

Wojciech Szczesny do ta mbrojë sigurisht portën e Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit blaugrana, Deco, i cili foli për DAZN pas ndeshjes Barcelona-Celta:

"Szczesny është një portier me shumë përvojë. Patëm rastin ta marrim falë një prej atyre rastësive që ndodhin në futboll. Ishte një lojtar që e dinim se mund të jepte shumë. Merita pastaj iu shkon trajnerëve dhe lojtarëve për punën e përditshme. Jemi të kënaqur me të dhe me siguri do të qëndrojë me ne edhe sezonin tjetër".

Për paraqitjen e skuadrës: "Që në fillim të sezonit objektivi ishte të luftonim për tituj. Nuk pranojmë asgjë më pak. Tani jemi në një moment të mirë, me vetëbesim dhe pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion. Fitoret apo humbjet janë pjesë e procesit. E rëndësishme është të jesh konkurrues, deri tani ia kemi dalë".

Së fundmi, për problemet me oraret e ndeshjeve: "Ne gjithmonë bëjmë kërkesa për t’i ndryshuar oraret, ndonjëherë na dëgjojnë, ndonjëherë jo.

Në Champions nuk jemi ndjerë shumë të mbrojtur në këtë drejtim. Për shembull, ndeshja me Valladolid duhej të luhej të dielën, por u afrua të shtunën. Kishim kërkuar orën 18:30, por La Liga vendosi ndryshe".



Read it all at Bota Sot