Sipas të dhënave të tregut, në fillim të vitit, ari ishte vlerësuar me 2623 dollarë për ons, duke dëshmuar një ngritje të ndjeshme në pak muaj.
Një faktor kyç në këtë zhvillim ka qenë kritika e presidentit amerikan Donald Trump ndaj shefit të Rezervave Federale, Jerome Powell, që kanë nxitur shqetësime të mëdha tek investitorët.
Analistët e tregjeve financiare vlerësojnë se kjo prirje në rritje mund të vazhdojë edhe më tej, duke e shtyrë arin në nivele të paprecedentë: “metali mund të arrijë edhe 4 mijë dollarë për herë të parë”, parashikojnë ata.