Nesër Struga – Shkëndija për një vend në finale

- Bota Sot

Nesër Struga – Shkëndija për një vend në finale

E mërkura do të sjell ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Struga do të pret Shkëndijën në shtëpi në duelin e dytë ndërmjet veti, teksa struganët janë në avantazh nga ajo fitore 2:1 në ndeshjen e parë të luajtur në Tetovë.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja palët, me dy skuadrat shqiptare që kërkojnë të kualifikohen në finale e madhe.

Shkëndija është në rrugën e duhur për të siguruar titullin, përderisa për Strugë ky turne është më i rëndësishm, pasi përmes Kupës kërkojnë të sigurojë dalje në Europë këtë vit. Ndeshja Struga – Shkëndija do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Strugës, duke nisur nga ora 16:00.

Ndërkohë në të njejtin termin do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Brerës dhe Vardarit, ku këta të fundit në ndeshjen e parë kanë triumfuar bindshëm me rezultat 3:0.



Read it all at Bota Sot