Correa tradhton sërish Interin

- Bota Sot

Correa tradhton sërish Interin

Koha e tij me fanellën zikaltër dukej se kishte përfunduar, por ja ku u rikthye sërish në qendër të sulmit së bashku me Lautaro Martinez për të formuar dyshen.

Për shkak të një kalendari të ngjeshur, dëmtimit të Turamit dhe të formës jo optimale të Arnautoviçit, argjentinasi ishte titullar.

Faktorë që kanë prishur planet e Inzagit në një moment emergjence taktike dhe fizike, pikërisht për ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

Kështu u cilësua nga trajneri dueli me Bolonjën, po ashtu edhe nga Marota.

Trajneri zikaltër u detyrua që të zgjidhte Correan, pavarësisht se koha e tij dhe “koma” me Interin është mbyllur.

Gjithmonë në rënie dhe në krizë. Në Bolonja, nëse ndonjëri kishte pak dyshime dhe dilema erdhi sërish: një ndeshje e dështuar dhe për t’u harruar, si ajo e vitit 2022.

I njëjti stadium, e njëjta performancë: Asgjë, zero! E vetmja gjë që bëri “Tucu” në ndeshjen me Bolonjën ishte një karton i verdhë për protesta nga stoli kur ishte i zëvendësuar. Ai ka qenë një nga ata që e humbi titullin në “Dall’Ara” 3 vite më parë. Nuk ndodhi vetëm për shkak të gabimit të portierit Radu parakalimi i Interit nga Milani. Edhe në sulm Interi nuk bëri asgjë. Përveç golit të Perisiçit, asgjë tjetër për t’u mbajtur mend.

Lautaro, Dimarko, Dumfris provuan me gjithçka pa e ndryshuar rezultatin. Por aksionin më të mirë e kishte Korrea që e goditi në duart e Skorupskit përpara sesa të zëvendësohej nga Xheko. Të paktën, atëherë e pati një rast.

Të dielën, asnjë të tillë. Një paraqitje që mbyll kështu aventurën në Milano për të, i ardhur me kërkesë të Inzagit në vitin 2021 për 33 milionë euro. Dëmtime të shumta, ndeshje për t’u harruar, raste të shpërdoruara.

Korrea nuk ia doli kurrë të linte gjurmë. Dhe rasti për të treguar se është një lojtar që vlen, ishte i madh. Mundet që të fshinte kujtimet negative të lidhura me Bolonjën, por shtoi të tjera. Kontrata e tij skadon këtë sezon dhe është e kotë të thuash se çfarë do të ndodhë. Por lamtumira mund të ishte ndryshe. Nga Bolonja te Bolonja, Interi humbet sërish. Dhe Korrea nuk u rikthye asnjëherë të ishte lojtar i rëndësishëm.



Read it all at Bota Sot