Situata e pazakontë me klubin anglez, vendos të shkarkojë trajnerin edhe nëse fiton Ligën e Europës

- Bota Sot

Situata e pazakontë me klubin anglez, vendos të shkarkojë trajnerin edhe nëse fiton Ligën e Europës

Ange Postekoglu do të largohet nga drejtimi i Totenhem, edhe nëse këto të fundit fitojnë Ligën e Europës.

Vendimi është marrë për trajnerin australian, që ka dështuar me skuadrën angleze në kampionat.

“The Telegraph” raporton se as fitimi i Ligës së Europës, që do të siguronte pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, nuk bën punë.

Postekoglu u afrua te Totenhemi në vitin 2023. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, por kjo nuk duket se do pengojë Totenhemin për të zyrtarizuar vendimin.

Totenhem do të luajë ndaj Bodo/Glimt, për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Europës.

Kujtojmë ndërkohë se aktualisht mbajnë vendin e 16 në kampionat, por nuk rrezikojnë rënien.



Read it all at Bota Sot