Gledi Mici “qetëson” Bledi Shkëmbin

- Bota Sot

Gledi Mici “qetëson” Bledi Shkëmbin

Tirana po përgatitet prej ditësh intensivishgt për duelin me Dinamon, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 15:30.

Derbi merr vëmendjen dhe është shume delikat, pasi në këtë përballje do të vendosen edhe fatet e bardhebluve në Superiore.

Përpara kësaj sfide Gledi Mici ka qetësuar Bledi Shkëmbin.

Mbrojtësi la fushën i dëmtuar në duelin me Bylisin, por fatmirësisht nuk ka dëmtim serioz dhe ndaj dinamovitëve do të jetë i gatshëm.

Ndërkohë nga krahu tjetër, një tjetër futbollist mban në ankth timonierin korçar. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e skuadrës, Demeble. Ky i fundit ka shfaqur disa probleme fizike dhe në ditët në vazhdim do të shihet më mirë gjendja e tij dhe nëse do të mund të luajë në derbi..



Read it all at Bota Sot