Katër ekipe bëjnë llogaritë për 2 biletat e finales

- Bota Sot

Katër ekipe bëjnë llogaritë për 2 biletat e finales

Ditën e sotme do të luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë. 2 supersfida mjaft delikate dhe shumë të luftuara do të zhvillohen në orën 19:00.

Vëmendja padiskutim do të jetë në “Elbasan Arëna”, aty ku Dinamo do të presë Vllazninë.

Një sfidë e cila pritet të jetë mjaft emocionuese, teksa përballja e parë mes tryre ka përfunduar në barazim pa gola.

Ndërkohë paralelisht një sy do të jetë edhe te ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias. Takim që do të zhvillohet në “Arenën e Demave”, me kryeqytetasit që janë më të avantazhuar për shkak se kanë fituar 1-0 duelin e parë ndaj rrogozhinasve.



Read it all at Bota Sot