Hansi Flick rinovon në fund të sezonit me Barçën

- Bota Sot

Hansi Flick rinovon në fund të sezonit me Barçën

Trajneri gjermani Barcelonës thuhet se ka arritur një akord të ri me drejtuesit e klubit dhe vetëm në fund të këtij sezonit do të ulet për të firmosur kontratën e re, e cila do ta mbajë në Katalonjë deri në 2027-ën.

Mediet spanjolle kanë bërë me dije se Barcelona dhe trajneri kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do të rinovojnë edhe me një vit akordin aktual edhe pse klubi është në vështirësi të mëdha financiare.

Siç dihet kompania turke, e cila po merret me rindërtimin e “Camp Nou”, pritet që të mbarojë punimet në fund të këtij sezoni.

Vetëm atëherë Barcelona do të ketë mundësi që të regjistrojë shitjen e vendeve VIP ç’ka do ti lejojë skuadrës që të operojë në fushën ekonomike.

Fakti që Flik rinovon deri në 2027-ën është një sinjal i qartë nga klubi për vazhdimësi pasi vitin që vjen në klub do të bëhen edhe zgjedhjet për presidentin e ri.



Read it all at Bota Sot