Me Osimhen në prag të fundit të kontratës

- Bota Sot

Me Osimhen në prag të fundit të kontratës

Manchester United po vazhdon garën në “Europa League”, por paralelisht ka nisur të planifikojë merkaton për sezonin e ardhshëm. Sipas “Mirror”, objektivi kryesor për sulmin është Victor Osimhen, i cili aktualisht është në huazim te Galatasaray, por në pronësi të Napolit.

“Djajtë e Kuq” synojnë të përfitojnë nga situata kontraktuale e Osimhen për të bërë një ofertë të ulët, rreth 46.6 milionë euro, shumë më pak se sa kërkon Aurelio De Laurentiis. Megjithatë, Napoli rrezikon ta humbasë lojtarin me parametër zero verën tjetër, pasi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij. Kjo situatë do të jetë vendimtare për negociatat, që priten të nisin seriozisht pas përfundimit të sezonit.

Zëvendëspresidenti i klubit turk ka komentuar zërat për një largim të mundshëm: “Fjalët e tij nuk do të thonë se do të largohet. Osimhen vetëm tha që, edhe nëse ikën, Galatasaray do të mbetet në zemrën e tij. Nuk na ka thënë se do të largohet dhe ne duam që të qëndrojë këtu”.

Vetë sulmuesi nigerian ka preferuar të mbajë një qëndrim diplomatik: “Gjithmonë ka zëra për mua, por jetoj momentin. Tani po e shijoj këtë përvojë. Tifozët më kanë mbështetur jashtëzakonisht, jo vetëm mua, por edhe bashkëlojtarët dhe familjen time. Do të merret vendimi më i mirë për të gjithë, Galatasaray do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”.

Me Osimhen në prag të fundit të kontratës dhe me interes të madh nga klubet e mëdha si Manchester United, merkatoja verore pritet të jetë shumë e nxehtë për të ardhmen e tij. Napoli, nëse nuk arrin ta bindë për rinovim, mund të jetë i detyruar ta shesë për të mos e humbur pa përfitime verën e ardhshme.



Read it all at Bota Sot