Edhe pse shpeshherë është vënë në shënjestër të kritikave, Gianluigi Donnarumma ka rikuperuar besimin e tifozëve të PSG me paraqitje të mira në javët e fundit. Pas barazimit 1-1 ndaj Nantes, portieri i kombëtares italiane nuk i ka kursyer fjalët:
“Jam shumë i zemëruar, sidomos kur pësojmë gola në atë mënyrë.
Nuk duhet ta humbasim topin kaq lehtë, edhe kur luajmë në Champions League.
Ekipi zhvilloi një ndeshje pozitive, e menaxhuam mirë topin.
Duhet të vazhdojmë kështu kundër Nice dhe më pas ndaj Arsenalit”