Tre shpërthime të fuqishme dëgjohen në qendër të Moskës

- Bota Sot

Tre shpërthime të fuqishme dëgjohen në qendër të Moskës

Tre shpërthime të fuqishme goditën sot qendrën tregtare në qendër të Moskës, pasi një veturë “shpërtheu” në parkingun nëntokësor.

Shpërthimi i veturës shkaktoi zjarr, duke bërë që të ngritët tymi i zi mbi kryeqytetin rus – vetëm 15 minuta larg Kremlinit.

Autoritetet po hetojnë shpërthimin, por raportet fillestare thonë se nuk është mohuar edhe mundësia e sabotimit apo terrorizmit.

Ekipet emergjente i thanë mediave ruse se shpërthimi ndodhi pak para se të shpërthente zjarri, kurse shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur.

Moska është bërë cak sulmi nga ukrainasit që kur Vladimir Putini urdhëroi pushtimin e shtetit evropian në vitin 2022.

Në fund të vitit 2022, një bombë e vendosur në periferi të Moskës mbyti ultranacionalisten ruse Darya Dugina, vajzën e mikut dhe aleatit të Putinit.



Read it all at Bota Sot