Benzema 5 gola larg Ronaldos

- Bota Sot

Benzema 5 gola larg Ronaldos

Pas fitores 3-2 të Al Ittihad ndaj Al-Ettifaq, skuadra e Karim Benzema ndodhet në vendin e parë të renditjes, me 6 pikë më shumë se Al Hilal dhe 8 më shumë se Al Nassr.

Pas këtij suksesi, mediat saudite i drejtuan një pyetje ish-sulmuesit të Real Madridit, nëse kishte synimin të bëhej golashënuesi më i mirë i kampionatit, pasi aktualisht ka shënuar 18 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo është në krye me 23 gola.

Francezi vendosi të përgjigjej duke lëshuar një “thumb” ndaj ish-shokut të tij të skuadrës, por mbi të gjitha për të theksuar se fokusi i tij është diku tjetër:

“Nuk dua të dëgjoj për këtë.

Ato që kanë rëndësi janë trofetë”.



Read it all at Bota Sot