Amir Rrahmani lë mbrapa të gjithë – në mesin e më të mirëve edhe Berat Gjimshiti

- Bota Sot

Amir Rrahmani lë mbrapa të gjithë – në mesin e më të mirëve edhe Berat Gjimshiti

Amir Rrahmani është mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A dhe këtë e thonë më së miri notat e tij gjatë gjithë këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi dardan është lider në mbrojtjen e Napolit dhe po lufton me këtë skuadër për titullin e kampionit në Itali.

SofaScore ka publikuar top-10 qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, apo që kanë një notë mesatare më të mirë gjatë gjithë sezonit.

Në krye të listës ndodhet Amir Rrahmani, me kapitenin e Kosovës që është më i vlerësuari me notën 7.23.

Menjëherë pas Rrahmanit është Alessandro Bastoni i Interit me notë 7.21, derisa Alessandro Buongiorno i Napolit vlerësohet 7.16.

Në pozitën e katërt është Berat Gjimshiti, me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë që vlerësohet deri më tani me notën 7.08, aq sa e ka edhe Vasquez i Genoas.

Top-10 mbrojtësit në Itali janë edhe Mario Gila i Lazios, Evan N’Dicka i Romës, Yerry Mina i Cagliarit, Federico Gatti i Juventusit dhe Enrico del Prato i Parmës.



Read it all at Bota Sot