Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë kanë një rëndësi shumë të madhe pasi mësohen finalistët të cilët do të luftojnë për trofeun, por njëkohësisht u jep një bonus të rëndësishëm në luftën për të siguruar një vend në Europë të dy skuadrave që vazhdojnë më tej drejt ndeshjes finale.
FSHF ka vendosur gjyqtarë me eksperiencë në këto ndeshje, por gjithsesi ka mbajtur jashtë ata që mbajnë stemën e FIFA-s. Kreshnik Barjamaj, i caktuar për të drejtuar Dinamo-Vllaznia, ka stemën e FIFA-s, por si gjyqtar për VAR-in. Bie në sy se në VAR në ndeshjen e tij është një gjyqtar ndërkombëtar, pasi rastet do të kontrollohen nga Enea Jorgji.
Ndërkohë, në ndeshjen mes Partizanit dhe Egnatias, gjyqtar kryesor është Olsid Ferataj, me ndërkombëtarin Juxhin Xhaja si kontrollues i situatave në VAR.
DINAMO-VLLAZNIA
Gjyqtar: Kreshnik Barjamaj
Asistentë: Ridiger Çokaj, Erind Burgu
Gjyqtar i katërt: Erjon Bylykbashi
VAR: Enea Jorgji
AVAR: Andi Koçi
PARTIZANI-EGNATIA
Gjyqtar: Olsid Ferataj
Asistentë: Xhuljo Mani, EGin Doda
Gjyqtar i katërt: Florjan Lata
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Albert Doda