KF Shkëndija falënderon KF Fortunën: Mirënjohje për mbështetjen dhe vëllazërinë

- Bota Sot

KF Shkëndija falënderon KF Fortunën: Mirënjohje për mbështetjen dhe vëllazërinë

Pikërishtë në ndeshjen derbi kundër Fortunës në Hasanbeg, Shkëndija e Haraçinës siguroi titullin kampion në Ligën e Tretë-Veri, pesë javë para fundit të kampionatit, pasi fitoi me rezultat 2-0.

Klubi nga Haracina, ka disa vite që ndeshjet si vendës i luan në stadiumin e Fortunës në “Hasanbeg Arena” dhe pasi siguruan titullin e kampionit, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook kanë shfrytëzuar rastin që të shprehin një falënderim të sinqertë për përdorimin e stadiumit.

“Me shumë respekt dhe mirënjohje, dëshirojmë të shprehim një falënderim të sinqertë për vëllezërit tanë nga Hasanbegu, të cilët tash e 3 vite janë treguar të drejtë, fer dhe mikpritës, duke na lëshuar stadiumin për klubin tonë KF Shkëndija 77.

Falë jush, kemi pasur mundësinë që ndeshjet tona t’i zhvillojmë si nikoqir në Hasanbeg Arena.

Mirënjohje për mbështetjen dhe vëllazërinë – së bashku për sportin dhe për të gjithë rininë tonë!”, thuhet në njoftimin e KF Shkëndija nga Haraçina..



Read it all at Bota Sot