Luftë për Evropën dhe mbijetesën: Spektakël sot në La Liga

- Bota Sot

Luftë për Evropën dhe mbijetesën: Spektakël sot në La Liga

La Liga vazhdon sot me katër ndeshje të rëndësishme të javës së 33-të në Spanjë.

Këto përballje janë vendimtare për skuadrat që synojnë Evropën apo që luftojnë për mbijetesë.

Nga ora 19:00, Osasuna në formë të mirë me dy fitore radhazi, kërkon të kapë vendin e tetë që siguron pjesëmarrjen në UEFA Conference League. Skuadra është vetëm dy pikë larg këtij objektivi.

Nga ana tjetër, Sevilla ndodhet në një krizë, pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe vetëm gjashtë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Në ndeshjen e parë të sezonit, këto skuadra barazuan 1-1. ​

Ndërkaq, në terminin 21:30, zhvillohen dy ndeshje tjera, ajo me Atl. Madrid dhe Rayo Vallecano

Atletico, aktualisht në vendin e tretë me 63 pikë, kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Las Palmas. Rayo Vallecano, në vendin e dhjetë me 41 pikë, është vetëm dy pikë larg vendit të tetë që siguron Evropën.

Përballja e parë e tyre në këtë sezon përfundoi me barazim 1-1.

Betis, nën drejtimin e Pellegrinit, synon të sigurojë vendin e pestë dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Champions League. Valladolid, në anën tjetër, mund të konfirmojë rënien nga kategoria nëse humbet dhe rivalët e drejtpërdrejtë fitojnë. Betis ka një bilanc të fortë në shtëpi, ndërsa Valladolid ka pësuar 15 humbje si mysafir këtë sezon. ​



Read it all at Bota Sot