Gorica fitoi të mërkurën 1:0 kundër Dinamo Zagreb për raundin e 31-të në Superligën kroate të futbollit.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Adrion Pajaziti, i cili gjeti rrjetën e dytë në pak ditë dhe shoi shpresat e kryeqytetasve për titullin kampion.
Në minutën e 67-të, Pajaziti shfrytëzoi në maksimum një asist në zonë të marrë nga Cuic dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.
Ndërkohë që 30 minuta për Dinamo Zagreb luajti edhe Arbër Hoxha, që humbi sfidën kundër Pajazitit.
Sa i takon Pajazitit, ai u vlerësua me notën më të lartë, 7.9, ndërsa ky gol vjen vetëm katër ditë pas të parit të shënuar ndaj Osijek, ku gjithashtu ishte i vetmi për fitoren e Goricas.
22-vjeçari është në pronësinë e Fulham, teksa luan në huazim te Gorica.