Ancelotti: Do të jetë ndeshje e madhe me Barcelonën në Kupë

- Bota Sot

Ancelotti: Do të jetë ndeshje e madhe me Barcelonën në Kupë

Reali i Madridit ka nisur të sillet si një skuadër e kohëve të vjetra ku arrin të fitojë vetëm me 1:0.

Edhe në derbin e vogël të Madridit kundër Getafes ka mjaftuar një gol nga Gyler për t’i dhënë pikët e plota dhe rikthyer diferencën prej 4 mpikësh me Barcelonën me 5 ndeshje të mbetura deri në fund.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka folur për mediat pas suksesit duke premtuar betejë deri në javën e fundit në La Liga.

“Mendoj se ishte një fitore e merituar, pasi e kemi kontrolluar takimin. Mund ta kishim mbyllur që në pjesën e parë. Por në tërësi jam i kënaqur me paraqitjen dhe tri pikët”, tha Ancelotti.

Duke vijuar me analizën, italiani nënvizoi se në pjesën e dytë Getafe i vuri disi në vështirësi.

“Është normale të vuash disi në një stadium si ky i Getafes, por ia dolëm”.

E pas Getafes tashmë e gjithë vëmendja është te finalja e Kupës ndaj Barcelonës.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Shpresojmë të kemi ndonjë forcë më shumë në përbërje për ta përgatitur sa më mirë”, tha ai.



Read it all at Bota Sot