Vieri sëmuret në Maldive dhe ndërpret pushimet

- Bota Sot

Vieri sëmuret në Maldive dhe ndërpret pushimet

“Të gjithë më pyesin si jam. U nisa nga Italia me kollë dhe dhimbje kockash.

Thashë po marr Brufen dhe më kalon për dy-tri ditë, por nuk ndodhi kështu”. Christian Vieri rrëfen në rrjetet sociale pushimet në Maldive me bashkëshorten Costanza Caracciolo dhe vajzat Stella dhe Isabel, të përfunduara para kohe për shkak të problemeve shëndetësore.

“Para tri ditësh shkova te mjeku, që ishte shumë i zoti dhe më tha: Dëgjo, mushkëria e majtë është në rregull, e djathta fishkëllen pak. Fishkëlleka për penallti…, i thashë unë duke bërë shaka, – tregon Bobo. – Prej tri ditësh po mjekohem me antibiotik, pushimet mbaruan. E shijova detin vetëm një ose dy ditë, tani shihemi në Milano”.

Caracciolo shtoi: “Ka qenë vërtet keq, këtë pushim e kaloi në shtrat. Mendonim se me diellin dhe detin e Maldiveve do t’i kalonte kolla, por përkundrazi, u përkeqësua”.



Read it all at Bota Sot