Liverpooli mund të festojë këtë javë titullin e 20-të në Prmier Ligë në rast se merr të paktën një pikë përballë Totenhamit.
Kështu të besuarit e Slot do të mbyllnin me sukses një sezon të dominuar që nga java e parë.
Ky skenar është i hidhur për Arsenalin, të cilët do të udhëtojnë drejt Mersisajdit në maj për tu ndeshur me kampionët e ardhshëm.
Madje të besuarit e Artetës do të duhet që edhe të nderojnë Liverpoolin siç bëhet në të tilla raste kur kampionët e saposhpallur priten mes duartrokitjesh nga ekipi rival.