Pogradeci u kualifikua në finale të Play Off-it për në Kategorinë Superiore duke arritur të mposhtë ditën e sotme skuadrën e Burrelit. Goli vendimtar i këtij takimi u shënua në pjesën e parë nga Kasniqi.
Ekipi liqenor tashmë do të përballet me Besën e Kavajës që triumfoi në sfidën e sotme ndaj Apolonisë.
Kapiteni i Pogradecit Vangjel Zguro ka reaguar pas fitores së sotme.
“Liqenorët ju përshëndesin nga Burreli. Shihemi në “Elbasan Arena” kundër Besës së Kavajës, Superiore na prit, forca Pogradeci”, shkruan Zguro në rrjetet e tij sociale.