Bologna është në finale të Kupës së Italisë.
Bologna ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Empolit, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.
Skuadra e Bologna-s edhe takimin e parë e ka fituar me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet më tej.
Për Bologna-n shënuan Fabbian (7), Dallinga (86) dhe për udhëtuesit Kovalenko (33).
MIlan – Bologna është finalja e Kupës së Italisë e cila do të luhet më 14 maj..