Sipas ‘TEAMtalk’, Tottenham po ngrihet midis klubeve që po ndjekin nga afër mbrojtësin e Inter-it, Bisseck.
Spurs tashmë kanë mbledhur informacione për të në kuadrin e një sulmi të mundshëm në verë, por e dinë shumë mirë se nuk janë vetëm. Së bashku me ta tashmë janë tre klube si West Ham, Everton dhe Bournemouth.
Të gjithë duan të forcojnë mbrojtjen e tyre, Tottenham ka pasur shumë probleme me dëmtimet.
Inter-i thuhet se ka bërë të ditur se e vlerëson Bisseck jo më pak se 35-40 milionë euro dhe se do të jetë i gatshëm të flasë për këtë vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
Gjuetia për mbrojtësin e zikaltërve është e hapur, pastaj do të varet nga Marotta të vlerësojë se çfarë të bëjë.