Tirana “driblon”

- Bota Sot

Tirana “driblon”

Duhej të ishte momenti i duhur, por humbja 0-1 në shtëpi me Teutën i ka ulur ndjeshëm kuotat e Tiranës.

Jo për rezultatin, sepse humbja për më tepër me bregdetarët nuk është utopi, por prezantimi nën ton i bardhebluve ka vendosur në pikëpyetje më shume se vetëm idetë e Bledi Shkëmbit.

Tani e gjithë vëmendja është që Tirana të shpëtojë sezonin, duke larguar zërat e merkatos, që e lidhin me disa largime. Edison Kola, Walid Jarmouni dhe Mahmadou Dembele, janë tre futbollistët që po ndiqen me interes nga disa klube europiane.

Për mbrojtësin, sipas zërave të fundit ka patur një interesim të Helsinkit në Finlandë, ndërsa për dy francezët,

Tirana nga ana finaciare, pretendimet i ka të mëdha, sepse sulmuesi ka spikatur këtë sezon me 12  golat e tij, ndërsa Dembele ka qenë një garanci në prapavijë.

Ofertat kanë qenë nga klube të ndryshme, duke përfshirë kampionatin austriak dhe turk, por tani drejtuesit duan vetëm ta mbyllin me sukses ndeshjen kundër Dinamos.



Read it all at Bota Sot