Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.04.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 31-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 24-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B, ndeshjeve të kythimit të ½ të Kupës së Kosovës si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025 Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:
VENDIME:
KF “Feronikeli“74. Lëshim në organizim të ndeshjes, në min 90 disa shikues të vendosur në tribunë mbrapa portës kanë hedhur një top në 16 metërshin e vendasve derisa ishte duke u zhvilluar aksioni i mysafirëve ku gjyqtari kryesor u detyrua ta ndërpres ndeshjen derisa të largohet topi i hedhur. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Feronikeli 74–Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.
Lojtari i KF “Dukagjini” nr fanelle 4 Besir Hyseni, nr ID:035976M00: Pas përfundimit të ndeshjes vjen në drejtimin të gjyqtarit kryesor, kërcënon, ofedon dhe shan vazhdimisht për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, Sipas raportit të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Gjilani-Dukagjini. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i FC “Suhareka”, Lulzim Kolgeci nr ID 014586M65. Pas përfundimit të ndeshjes në mes të fushës shan dhe ofendon me fjalët më banale në drejtim të gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor Suhareka –Drita. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Suhareka – Drita. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetari i FC “Suharareka” Fadil Bytyqi. Pas përfundimit të pjesës së parë, hyn në zhveshtore dhe ofendon gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Suhareka –Drita. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
FC “Suhareka”. Lëshim ne organizim: pas përfundimit të ndeshjes delegatit nuk i është lejuar përfundimi i raportit të ndeshjes në zyrat e klubit me arsyen se ”Keni ardhur me qëllime ta dëmtoni ekipin vendas”, raportin delegati e ka përfunduar pasi është kthyer në Prishtinë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Suhareka – Drita. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Lojtari i KF “Vëllaznimi“, Andi Sahatqija nr fanelle 99 dhe nr ID000873M07. Në ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës së juniorëve Drita – Vëllaznimi ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Ferizaj”, Rilind Sherifi nr fanelle 9 dhe nr ID 006649M06. Në ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës së juniorëve Ferizaj – Ramzi Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (fyerje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ramiz Sadiku “ , Marson Berisha nr fanelle 3 dhe nr ID 001704M07. Në ndeshjen e xhiros së 25-të Ferizaj – Ramiz Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (fyrje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë kryetar: Metë Çeku.