Manchester United po kërkon portier

- Bota Sot

Manchester United po kërkon portier

Manchester United ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e portierit të Espanyol-it, Joan García, sipas raportimeve nga Cadena Cope, e cila thekson se kontaktet kanë filluar që të dielën e kaluar.

Portieri 23-vjeçar, një nga emrat më premtues të futbollit spanjoll, ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro, e cila do të rritet në 30 milionë euro në fund të merkatos verore.

Në rast se García do të grumbullohet për herë të parë me përfaqësuesen e parë të Spanjës, klauzola do të rritet edhe me pesë milionë të tjerë.

Joan García është aktualisht portieri titullar i Espanyol-it dhe ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në La Liga.

Ai ka regjistruar 33 ndeshje, ka bërë 121 pritje, ka mbajtur portën të paprekur në 7 raste dhe ka ndalur 3 penallti.

Në muajin shkurt, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren surprizë të Espanyolit ndaj Real Madridit, ndërsa dy nga pritjet e tij janë shpallur si "Pritja e Muajit" gjatë sezonit.

Përveç Manchester United, edhe Arsenali dhe Bayerni i Mynihut janë duke ndjekur me interes zhvillimet rreth portierit të ri, i cili vitin e kaluar u shpall kampion olimpik me përfaqësuesen U-23 të Spanjës.

Manchester United ka nisur kërkimin për një portier të ri pas paraqitjeve të pasigurta të André Onana dhe zëvendësit të tij Altay Bayındır, të cilët kanë bërë disa gabime të kushtueshme.

Klubi anglez po shpreson që të gjejë blerës të mundshëm për portierin kamerunas, ndërkohë që Joan García shihet si një alternativë afatgjatë dhe e besueshme për portën e "Djajve të Kuq".



Read it all at Bota Sot