Bashkimi në Koçan: Ndeshje vendimtare

- Bota Sot

Bashkimi në Koçan: Ndeshje vendimtare

Skuadra e Bashkimit të Kumanovës ka mobilizuar forcat për fitore në Koçan dhe të bëjë edhe një hap të madh drejt elitës së Futbollit të Maqedonisë së veriut.

Osogovo – Bashkimi do të luhet nesër (16.00) në kuadër të javës së 26-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.

“Dashamirë të zi-gjelbërve, fitorja në Kumanovë ishte një shpërthim emocionesh ku lojtarët tanë luftuan me zemër e krenari! 

Tani na pret një tjetër betejë, këtë të shtunë në Koçan ndaj Osogovës.

Ndeshje vendimtare, ku çdo pikë na ofron më afër ligës së parë!

Djemtë tanë janë në formë, të gatshëm të japin gjithçka për 3 pikët që duhet t’i sjellim në Kumanovë!

Udhëtojmë për fitore – Na duhet përkrahja juaj më shumë se kurrë!", - shkruan në faqen ë Bashkimit.

Skuadra e Bashkimit renditet në vend të dytë me 56 pikë e Osogovo në të 14-tin me 19 sosh.



Read it all at Bota Sot